Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Surprizon italianët, sopranoja shqiptare përuron për herë të parë Web TV-në e re të Teatrit të njohur

schedule10:05 - 10 Mars, 2021

schedule 10:05 - 10 Mars, 2021

Muzika klasike në Shqipëri kanë nxjerrë shumë talente, të cilët i kanë kaluar kufijt. Këtu mund të përmendim, Inva Mulën, Saimir Pirgun, Ermonela Jahon dhe shumë të tjerë.

Më e fundit që po korr sukses në skenat ndërkombëtare është sopranoja, Enkeleda Kamani.

Ajo ka performuar pak ditë më parë në Teatrin e njohur Massimo në Palermo, “E dashura ime Susanetta!”, pjesë e film-operas “Kohët e mira do të kthehen”, duke përuruar Web TV-në e re të tij.

Një mënyrë e tillë është zgjedhur për shkak të pandemisë, megjithatë shumë persona të cilët e kanë ndjekur online janë surprizuar nga talenti i shqiptares.

Kujtojmë që më herët, Kamani ka prekur edhe skenën e njohur të teatrit “La Scala”, duke i bërë krenarë të gjithë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!