Rama i la jashtë, Braçe mesazh Ulqinit e Gjermenit: Dy njerëz paqësorë, të pakorruptueshëm

schedule09:54 - 10 Mars, 2021

schedule 09:54 - 10 Mars, 2021

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe  këtë të mërkurë ka reaguar në lidhje me lënien jashtë listës së kandidatëve për deputet PS për zgjedhjet e 25 prillit, Eglantina Gjermeni dhe Musa Ulqini.

Braçe përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se Gjermeni dhe Ulqinaku janë dy figura për të cilët ai ndihet krenar që kanë qenë krahë njëri tjetrit në një sfidë siç ishte ajo e tërmetit.

Në postimin e tij zëvendës kryeministri shkruan se në 26 Nëntor kur ra tërmeti, Gjermeni  ishte si pakkush në Thumanë, qëndronte dhe qetësonte familjarët e prekur, shkonte sa në një pallat te tjetri.

Ndërsa për ish deputetin Musa Ulqinin, Braçe  shkruan se ka një jetë e njeh, dhe se sipas tij ishte ai që e priti dhe e mësoi në Partinë Socialiste.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

Fuqia e qetesise! Dy miq, dy shoke, dy njerez paqesore, te forte prej qetesise, ndershmerise; te pakorruptueshem!

  1. Ne mengjesin e 26 nentorit, ne #Thumane ishim pak njerez; Por Tina ishte aty, ne zonen e saj, me njerezit e saj.

E shihja te levizte nga njeri pallat i rrenuar tek tjetri, ndiqte kerkimin e njerezve te shpetuar, qetesonte familjaret, perlotej, por nuk u leshua asnje minut, qendroi; Vijoja ta ndiqja me sy sepse kisha nevoje per fuqine e qetesise se saj, te isha i kthjellet mes nje tragjedie qe te kepuste shpirtin!

Pastaj u ngrit kampi dhe Tina ishte cader me cader, ne guzhine, me gra te tjera e me femije ne nevoje, te semure, pastaj ne shkollat e improvizuara e prane gjithkujt me rrethin e saj te paikologeve qe solli aty per ndihme.

Pastaj ne cdo makine qe merrte e dergonte njerezit ne hotelet mikpritese; Pastaj u takuam serish ne Bubq, perseri shtepi me shtepi me njerezit; Nje vit me rradhe prane tyre edhe tani qe shtepite po ribehen per te gjithe, te forta e te sigurta! Nje deputeti nje here ne jete mund ti ndodhe te perballet me tragjedi te tilla, nje here vetem dhe duhet ta gjej gati;

Tina ishte ne zone, ne detyre, pune, qendroi, e perballoi fizikisht, shpirterisht pertej cdo imagjinate e nenvleresimi burrash; Mirenjohes pafund per sherbimin Tina! Gjithcka qe ndame bashke ne Lushnje, Divjake, Thumane, ne #PARTINESOCIALISTE!

  1. Musa Ulqinin kam nje jete qe e njoh;

31 vite bashke besoj!

Me priti ne #PARTINESOCIALISTE, me mesoi rreth saj, por edhe rreth nderit, ndershmerise, dinjitetit, integritetit; Shpesh nuk e shoh ai qenie njerezore por si nje manual ndershmerie!

Kemi bere beteja bashke, vecanerisht me te veshtiren e mundshme nga 1991-1996, beteje burrash e djemsh te forte, te palekundur ndaj nje rregjimi kriminal e nje krimineli ne krye te tij.

Bashke ishim ne pushtet e bashke serish ne opozite, pa leshuar, duke qendruar.

Te jesh deputet, duhet te jesh si Musa Ulqini, te jesh socialist, duhet te jesh si Musa Ulqini-i ke degjuar te thone keshtu Musa?

Kjo eshte e para! E dyta e me e rendesishmja; Te jesh i pakorruptueshem si Musa Ulqini, modest i madh e me emrin tend perhere, NUK ESHTE PAK KURRE NE POLITIKE! Krenar per ju!/abcnews.al