FOTO/ Reshje bore në verilindje të vendit, në Kukës arrin mbi 7 cm

schedule08:06 - 10 Mars, 2021

schedule 08:06 - 10 Mars, 2021

Përkeqësimi i kushteve atmosferikë dhe ulja e temperaturave ka sjellë reshje dëbore në verilindje të vendit. I gjithë territori i Qarkut Kukës, që në orët e para të ditës së sotme është përfshirë nga reshje bore.

Lartësia e borës në Valbonë është 50 cm, Shishtavec 10 cm, Qafë-Shllak 30 cm dhe Qafë Prush 20 cm. Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht, ndërsa gjatë gjithë është punuar për mbajtjen në gatishmëri të rrugëve, duke bërë pastrimin nga bora.

Sakaq rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë , përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale .

Nga strukturat përgjegjëse të bashkive po punohet që këto rrugë që të jenë funksionale.

  • Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.
  • Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.
  • Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç fshatit Bushtricë Nj.Ad Bushtricë Bashkia Kukës ,Nj.Ad Tropojë e vjetër, Lekbibaj dhe Llugaj BashkiaTropojë dhe fshati Zarisht Nj.Ad Fajza Bashkia Has.

 

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!