Selena Gomez ndan lajmin e “madh”: Nuk jam në një lidhje

schedule07:39 - 10 Mars, 2021

schedule 07:39 - 10 Mars, 2021

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Selena Gomez vazhdon të jetë ‘single’.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një intervistë për revistën spanjolle “Vogue”.

Duket se bukuroshja e ka ende vështirë të gjejë shpirtin binjak, saqë çdo gjë ia ka lenë kohës.

“Nuk mund të takoj dikë dhe të di nëse më pëlqen mua. Të them të drejtën, unë thjesht dua ta filloj nga e para. Dua që gjithçka të jetë krejt e re. Unë dua që dikush të më dojë sikur të jem krejt e re”, është shprehur Selena./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!