Selena Gomez është shprehur se mund të heqë dorë nga muzika. Në një intervistë për revistën “Vogue”, 28-vjeçarja tha se ka menduar të tërhiqet dhe të përqendrohet në aktrim, pasi njerëzit nuk i merrnin seriozisht këngët e saj dhe se përpiqen ta ndajnë artin e saj nga personaliteti i saj publik.
“Është e vështirë të vazhdosh të bësh muzikë kur njerëzit nuk të marrin seriozisht . Kam patur momente kur kam thënë: Ç’kuptim ka? Pse vazhdoj ta bëjë këtë? ‘Lose you to love me’ mendoj se është kënga më e mirë që kam publikuar dhe kishte ende njerëz që mendonin se nuk ishte mjaftueshëm.
Mendoj se ka shumë njerëz që e shijojnë muzikën time dhe për këtë ju jam shumë mirënjohëse, për këtë vazhdoj ende, por mendoj se herës tjetër që do të bëj një album do të jetë ndryshe. Dua ta provoj një herë tjetër përpara se të tërhiqem përgjithmonë”, është shprehur Selena. /abcnews.al