Një vit më parë, Hygerta Sako humbi babain e saj. Pandeli Sako ndërroi jetën në moshën 77-vjeçare duke lënë kështu një dhimbje të madhe për fëmijët e tij. Lajmin e trishtë e bëri me dije vetë moderatorja përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruante:
“Babai im i shtenjtë, mbreti im, sot u nda nga jeta. Na la pas zemërthyer e shpirtcopëtuar por iku nga kjo botë si bashkëshort, baba e gjysh i gëzuar. T’u drittë shpirti aty ku do shkosh, engjëlli im.”
Sot është bërë një vit që nga ndarja nga jeta e të atit, të cilin e ka përkujtuar me disa fjalë të ndjera.”S’më besohet që ka kaluar një vit, më duket akoma sikur ishte dje. Më mungon pafund BABUSH, pooor dashuria është më e fortë se vdekja. Je engjëlli im mbrojtës.”, ka shkruar ajo. /abcnews.al