Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Rinovim dhe kalim në ekipin e parë, Barça merr “Messin” e ekipit B

schedule14:24 - 9 Mars, 2021

schedule 14:24 - 9 Mars, 2021

Barcelona nuk ka para për të blerë ,lojtarët më të mirë në treg dhe zgjidhja më e thjeshtë në këtë rast është përqendrimi te talentet e akademisë, siç në fakt ka bërë në këtë sezon me disa prej tyre.

Por Fati, Moriba, Araujo e Mingueza nuk janë të vetmit. Alex Collado është një prej talenteve më të spikatur te katalanasit, megjithëse nuk ka debutuar ende në ekipin e parë.

21-vjeçari është një nga më të mirët në ekipin e Rey Manaj dhe Barcelona ka hartuar një plan konkret në lidhje me të. Nga Spanja raportojnë se Laporta e ka zbardhur planin.

Kontrata e Collado përfundon në verën e këtij vitit, por Barcelona ka të drejtën e rinovimit edhe për dy vite të tjerë. Vetë klubi i ka bërë me dije lojtarit se do e aktivizojë këtë klauzolë.

Jo vetëm kaq, por sulmuesit i është premtuar gjithashtu se ai do të integrohet në ekipin e parë sezonin e ardhshëm. Ai shihet si një lojtar me shumë vlera nga drejtuesit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!