Apeli i GJKKO refuzon kërkesën për liri të gjyqtares Hoxha

schedule12:59 - 9 Mars, 2021

schedule 12:59 - 9 Mars, 2021

Gjykata e Posaçme në seancën e kësaj të marte ka refuzuar kërkesën për lirim të gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.

Hoxha kërkoi zëvendësim të masës “arrest në burg” me një masë më të butë duke e argumentuat me nevojat e veçanta të djalit të saj, si dhe faktin se vajza e mitur është shkëputur nga shkolla.

Gjyqtarja akuzohet për përfshirjen në një skemë korruptive në Gjykatën e Krujës, së bashku me disa zyrtarë të tjerë.

Arrestimi i saj është bërë pasi dyshohet se ajo, avokati Aldo Tabaku dhe bashkëpuntorë të tjerë po përgatisnin dosjen për lirimin e një të akuzuari për vrasje.