Kylian Mbappe ende nuk e ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, por nga Franca zbulojnë të reja në lidhje me këtë çështje. Sulmuesi tashmë është një ndër më të mirët në Europë dhe kërkon që paga e tij të justifikojë kontributin në fushë.
Ai kërkon të ketë paga të nivelit Ronaldo apo Neymar dhe mësohen pretendimet e tij për të firmosur me PSG. Mësohet se Mbappe kërkon 700 mijë euro në javë, që konsiston me 36 milionë euro në vit.
Një pagë, që e tremb PSG, por e detyron të sakrifikojë. Nëse Mbappe nuk rinovon deri në verë me PSG do jetë e detyruar ta shesë, kundrejt një shumë modeste për shkak se kontrata e talentit përfundon në verën e vitit tjetër.
Duke parë të tilla pretendime, Manchester City ka hequr dorë nga ideja e blerjes së Mbappe. Guardiola nuk dëshiron të shkaktojë pakënaqësi financiare ne klub dhe tenton diçka tjetër. Ai dëshiron të zëvendësojë Agueron me Haaland. /abcnews.al