Studimi: Nivelet e larta të polenit rrisin rrezikun e sjellë nga koronavirusi

schedule11:03 - 9 Mars, 2021

schedule 11:03 - 9 Mars, 2021

Ekspozimi ndaj niveleve të larta të polenit mund të rrisë rrezikun e infektimit me koronavirus. Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer në Gjermani.

Shkencëtarët në Universitetin Teknik të Mynihut, që analizuan shkallën e infektimit dhe nivelet e polenit në 130 rajonë në më shumë se 30 vende, besojnë se ka një lidhje mes përqëndrimeve të larta të polenit dhe rritjes së numrit të të infektuarve, shkruan BBC, përcjell abcnews.al

Nivelet e larta të polenit mund të dobësojnë imunitetin ndaj viruseve që shkaktojnë kollitje dhe ftohje.

Studiuesit besojnë se niveli i lartë i polenit mund të ketë të njëjtin efekt me Covid-19, duke e bërë më të mundshëm infeksionin. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!