Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Liverpool po shuhet, po mbesim jetimë”, presidenti afrikan lëshon kushtrimin

schedule22:59 - 8 Mars, 2021

schedule 22:59 - 8 Mars, 2021

Tifozët e Liverpool po kalojnë një moment të vështirë. Ekipi i tyre i zemrës, që deri pak muaj më parë ishte një nga skuadrat më të forta në planet, ndodhet në krizë totale.

Mungesë rezultatesh dhe loje, si dhe humbje pafund. Kampionët në fuqi e kishin kthyer “Anfield” në një fortesë, por tani çdokush po largohet me tre pikë nga stadiumi mitik.

Gjashtë janë humbjet radhazi shtëpiake në kampionat dhe Jurgen Klopp nuk po ia del të rikthejë djemtë e tij te loja e bukur dhe efikase. Trajneri gjerman kërkon kohë, por tifozët po e humbasin durimin.



Një prej mbështetësve më të mëdhenj të “The Reds” është Hage Geingob. 79-vjeçari mban postin e presidentit të Namibisë prej marsit të vitit 2015, teksa njihet për pasionin e madh që ka për skuadrën nga qyteti i The Beatles.

U bë njëfarë që ne tifozët e Liverpool kemi mbetur vetëm. Po bëhemi jetimë, pasi skuadra jonë e zemrës po vdes“, shkruan në Twitter presidenti i shtetit afrikan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!