Një ngjarje si në filma ka ndodhur ditën e djeshme në Selanik të Greqisë. Katër hajdutë të moshës 21, 52, 40 dhe 25 vjeç, u arrestuan duke hipur në një kamion, pasi hynë ilegalisht në një ngastër toke, nga ku ata arritën të rrëmbenin një mjet, pa u vënë re nga pronari.
Me kërcënime verbale dhe shkaktimin e dëmtimit të makinës së këtij të fundit, ata arritën të largohen nga vendi.
Ndërkohë forcat e policisë u informuan menjëherë dhe lokalizuan kamionin e lartpërmendur që lëvizte në autostradën Selanik-Moudania. Për të mos u kapur, ata ngritën shpejtësinë gjatë kryerjes së manovrave të rrezikshme, ndërsa ndiqeshin nga infektivët.
Pavarësisht, rezistencën e fortë që ata bënë, ata u ndaluan dhe u arrestuan pak më vonë në zonën e Oreokastro.
Pamjet:
/abcnews.al