Shpëtim Duro, normalisht që pas kësaj këtij barazimi me Apoloninë në shtëpi, nuk është ndeshje mirë. Trajneri i Laçit, pas duelit të mbyllur me rezultatin 1-1, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh:
“Ky është futbolli, nëse nuk e mbyll ndeshjen e pëson. Rezultati 1-0 nuk është i sigurt, pavarësisht lojës në 90 minuta. Duhet ta mbyllnim, kishim 3-4 raste në pjesën e parë. Të marrësh një gol ashtu të vjen keq. Nuk kam koment për lojën, u paraqitem mirë. Në këto situata rëndësi ka rezultati”.
“Titulli? Me këtë barazim mund të diskutosh shumë, por kjo skuadër ka qenë dominuese totalisht. Kanë edhe të tjerët pikë, por ishte e tmerrshme që me këtë lojë të dilnim barazim. Ky është futbolli, nëse nuk e zgjidh vjen një moment pa pretendime dhe ndëshkohesh në fund”.
“Kishim mundësi reagimi, me Markun për 2-1. Ata nuk kishin asnjë mundësi gjatë gjithë ndeshjes, për këtë më vjen keq. Po të luante kundërshtari hapur me ne, OK, do e pranonim. Secili lojtar ka vlerat e veta, kishim Shehun pranë Harmon. Mungonin Xhixha e Nwabueze, Mazrekaj nuk është në 100 për qind. Nuk diskutohen mungesat, pasi luajtëm mirë. Nuk ka analizë, na vjen keq që nuk morëm tre pikët”.
Nuk mund të korrigjoj asgjë të skuadra dhe loja, nga fillimi në fund. Nuk mund t’i kritikoj çunat. E vetmja gjë është që duhet të mbyllnim lojën. Portieri i Apolonisë tregoi kualitetet në disa raste”, përfundoi Duro. / abcnews.al

