Thuaj “Të dua” me mimoza sot!

schedule15:16 - 8 Mars, 2021

schedule 15:16 - 8 Mars, 2021

E hëna është Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe në shumë vende, mimozat janë lulet që burrat dhe gratë u kanë dhënë miqve dhe të afërmve të tyre femra në shenjë vlerësimi.

Tradita filloi në 1946 kur feministët në Itali zgjodhën mimozën si një lule rivale ndaj trëndafilit tradicional të kuq të Ditës së Shën Valentinit. Ishte një lule e lirë dhe e disponueshme gjerësisht dhe kaq ideale për një vend që sapo kishte dalë nga Lufta e Dytë Botërore.

Seborga, në rajonin Liguria të Italisë, tani përbën 90 përqind të mimozave të shitura në të gjithë botën.

Rajoni, i cili është ngjitur me Cote D’Azur në Francë, quhet “Riveria e Luleve” dhe shumica e të korrave shkon në Poloni dhe Rusi, ish-shtetet Sovjetike ku Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet masivisht.

Në një vit jo-pandemik, industria gjeneron rreth pesë milion euro fitim – kjo ishte rritur me 20 përqind në vitet e fundit falë tregjeve në Rusi, Poloni dhe Francë.

Dhe  së bashku me Ditën e Shën Valentinit të dy festat përbëjnë 15 përqind të xhiros së industrisë në Itali./abcnews.al