Dy fëmijë i shpëtuan mrekullisht një aksidenti të fuqishëm automobilistik. Të vegjlit kishin qëndruar pa rripin e sigurimit në makinë. Në një video të publikuar në mediat e huaja dallohet qartë djali, 11 vjeç, i cili pas përplasjeve të makinës është shtrirë në rrugë dhe përpiqet të ngrihet.
Ngjarja ndodhi në një autostradë në Tajvan. Makina që drejtohej nga babai i fëmijëve dhe goditi një makinë tjetër ngjyrë argjendi. Autoritetet njoftuan se fëmijët janë dëmtuar, por nuk paraqiten në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ata konfirmuan gjithashtu se babai e kishte vendosur rripin e sigurimit, ndërkohë fëmijët që ndodheshin mbrapa jo. Por ajo që habiti të gjithë është se ndëshkimi për të mund të jetë një gjobë maksimale që shkon deri në 150 paund.