Policia kap “mat” elbasanasin në makinë me 5 persona të paligjshëm

schedule09:34 - 8 Mars, 2021

schedule 09:34 - 8 Mars, 2021

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 18 vjeçar I cili është kapur duke transportuar emigrant të paligjshëm me makinën e tij.

Sipas policisë shtetasi me iniciale A.B. 18 vjeç është kapur nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan duke transportuar 5 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 100 euro për person, me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Vihet në pranga një 18-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të  parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte nga Korça në drejtim të Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kapën dhe arrestuan shtetasin:

A.B., 18 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Korçë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan duke transportuar 5 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 100 euro për person, me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!