Sot u shënuan 21 humbje jete nga koronavirusi në Shqipëri. Shqetësim mbetet fakti që pavarësisht ndryshimit të muajve, ashtu si shkurti dhe në mars numri i viktimave është shumë i lartë me një mesatare ditore prej 20 fatalitetesh. Në total në javën e parë të marsit janë regjistruar 141 viktima, ritëm i frikshëm.
Të infektuarit në javën e parë të këtij muaji janë me një mesatare më të vogël se shkurti. Në 7 ditët e para shifrat e të prekurve brenda 24 orëve nuk i ka kaluar një mijë, por duhet theksuar se edhe numri maksimal i testimeve brenda një dite ka qenë 3372, ndërsa në shkurt arriti mbi 4 mijë.
Java e parë e marsit
1 mars-2714 testime, 764 raste të reja dhe 20 humbje jete
2 mars-3369 testime, 892 raste të reja dhe 19 humbje jete
3 mars-3369 testime, 892 raste të reja dhe 19 humbje jete
4 mars-3149 testime, 851 raste të reja dhe 21 humbje jete
5 mars-3268 testime, 847 raste të reja dhe 20 humbje jete
6 mars-3308 testime, 777 raste të reja dhe 21 humbje jete
7 mars-3372 testime, 819 raste të reja dhe 21 humbje jete
db/ Abcnews.al