Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku me rastise festës së 7 marsit është ka takuar ditën e sotme mësues të zonave të ndryshme.
Gjatë bashkëbisedimit me to Tabaku tha se ndaj sistemit arsimor, qeveria është treguar indiferente, duke mos e financuar dhe duke e politizuar atë.
“Është fatkeqësi që 25% e të rinjve në Shqipëri as nuk janë në punë e as nuk janë në shkollë dhe analfabetizmi vetëm rritet siç tregojnë të dhënat e UNDP”, u shpreh Tabaku, duke shtuar se “mungesa e investimeve është baza e problemeve në arsim.
Ndërsa disa nga arsimtarët treguan se portali për arsimin nuk ofron asnjë të ardhme për të diplomuarit që duan të bëhen mësues, pasi ai shërben vetëm si platformë për të kamufluar punësimin e militantëve.
/abcnews.al/