Rama për përmbytjet: Në Lezhë bënin hatanë, por sot bëjnë vetëm dëme

schedule11:13 - 7 Mars, 2021

schedule 11:13 - 7 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama, u shpreh se në Lezhë është ndërhyrë për të mundësuar eliminimin e përmbytjeve.

Gjatë fjalës së tij me qytetarët në këtë zonë, Rama tha se nuk mund të krahasohen përmbytjet që kanë ndodhur në kohën kur ai ishte në opozite, ndërsa theksoi se përmbytjet e këtij viti ishin një test pozitiv për qeverinë pasi tregoi se punët e realizuara kanë dhënë rezultat.

“Për ta eliminuar ne kemi vepruar. Kam qenë në një përmbytje në Lezhë përpara se të vinim në detyrë dhe kam parë njerëz të mbuluar në një shtresë balte nga koka tek këmbët. Përmbytjet në Lezhë bënin hatanë, tani bëjnë dëme por nuk bëjnë hatanë”, tha Rama.

I pyetur  nga një qytetar se si mund të përfitohet mbështetje nga shteti për të shndërruar një shtëpi në fshat në bujtinë, Rama tha se kjo mund të arrihet duke pasur një projekt, dhe nëse ky projekt vlen përfiton mbështetje nga shteti.

“Ëndrrën realitet e bën projekti. Kushti për të marrë mbështetje nga shteti është projekti, aplikimi dhe në rast se projekti është korrekt, patjetër që mbështetja vlen. Në këtë zonë agroturizmi është në fazan kur ka filluar të bëhet trend.

Kemi që shembuj që kanë treguar se kush ka kursime apo ka një shtëpi të vjetër në fshat dhe investon në agroturizëm është 100% e sigurt se fiton më shumë se sa fiton nga rroga e tij si emigrant që bën një punë të zakonshme, nuk flas për dikë që mund  të jetë shkencëtar”, tha më tej kryeministri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!