“Kemi borxh të pashlyer në Lezhë”, Rama: Vija bregdetare burim ekonomik, e kemi në fokus

schedule10:14 - 7 Mars, 2021

schedule 10:14 - 7 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në Lezhë ku edhe ka nisur një bashkëbisedimin me banorët në këtë qytet, duke prezantuar edhe projektet e Partisë Socialistë.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se investimet më parë nuk kishin logjikë, duke theksuar se sot investimet janë të rëndësishme për të nesërmen.

“Është e vërtetë që ne kemi fokus vijë bregdetare dhe po ta shohësh pasqyrën e sotme mungon një komponent i rëndësishëm i këtij fokusi dhe për këtë ka një arsye.

Sepse nëse një sërë investimesh janë bërë në zonë e bregdetin jon është sepse ka qenë në prapambetje dhe së dyti kemi një mundësi të rëndësishme për rritjen ekonomike në atë zonë.

Elementi kyç shtë aksi Ballren-Milot-Fier duke kaluar përmes Thumanës dhe Rrogozhinës. Pjesë është edhe aksi Milot-Muriqan.

Është një investim kolosal që nuk e kemi finalizuar akoma me një kontratë të fillimit të punimeve sepse gara e hapur u përfol si garë e paracaktuar nuk nxori fitues.

Por gara do të rihapet shumë shpejt. Si asnjëherë më parë ne kemi investuar në Tropojë, Malësinë  e Madhe, Pukë, Dibër, duke bërë realitet rrugën e Arbrit që ishte një ëndërr që sot po realizohet. Kemi investuar jo pak në të gjithë zonë e Lezhës”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!