Vjen goli i parë në ndeshjen Juventus-Lazio dhe atë e ka gjetur skuadra e Simone Inzaghit. Minuta e 14-të, gafë e Kulusevskit dhe aty përfitoi Joaquin Correa, sulmuesi i bardhekaltërve.
26-vjeçari argjentinas marshoi drejt portës së kampionëve, dribloi bukur turkun Demiral dhe dërgoi topin në rrjetë falë një goditje të saktë. Avantazh i rëndësishëm për Lazion.
https://streamable.com/yzmewg
Ekipi kryeqytetas po garon të siguruar kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm, ndërsa bardhezinjtë e Andrea Pirlos vijojnë të shfaqin probleme në Serie A këtë sezon. /abcnews.al