Alarm në Greqi, zbulohen dy raste të mutacioneve të Afrikës së Jugut dhe Brazilit në Atikë

schedule19:28 - 6 Mars, 2021

schedule 19:28 - 6 Mars, 2021

Dy raste të infektuar me mutacionet e reja të COVID janë zbuluar ditën e sotme në Atikë të Greqisë duke ngritur alarm te autoritetet shëndetësore. Mediat greke raportojnë se dy rastet e reja janë prekur nga varianti i Afrikës së Jugut dhe ai i Brazilit.

Sipas ekspertëve më shqetësues është fakti se variantet e reja e bëjnë virusin më rezistent ndaj vaksinës.

Pas evidentimit të dy rasteve të reja me variantet e COVID, autoritet shëndetësore kanë nisur punën për gjurmimin e kontakteve të tyre.

Situata e pandemisë në Greqi është rënduar veçanërisht në ditët e fundit duke sjellë rritje të shtrimeve në spitale ndërsa shifrat nuk njohin ulje pavarësisht masave të marra. Sipas ekspertëve kjo konfirmon prezencën e mutacioneve të COVID në vend, veçanërisht atij britanik./mv.abcnews.al