Geralda Alsula është në pritje për t’u bërë nënë dhe çdo ditë i shërben pacientëve me COVID në spitalin Infektiv. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e saj duke e vlerësuar për punën e vështirë.
Ministrja shkruan se Geralda nuk e ka ndalur për asnjë moment punën në repartin e vështirë të reanimacionit të këtij spitali.
“Prej ditës së parë të epidemisë në vend, Geralda Alsula shërben në repartin e vështirë të reanimacionit në Spitalin Infektiv. Me përkushtim e sakrificë, Geralda nuk e ka ndalur për asnjë moment punën, sot e gjithë ditën, teksa është në pritje për t’u bërë nënë”, shkruan ministrja./mv.abcnews.al