Tirana përballet nesër me Kastriotin në Kamzë dhe në kampin bardheblu janë optimistë se do të marrin fitoren e tretë radhazi në kampionat. Sot para mediave ka dalë mbrojtësi Marsel Ismajgeci, i cili fillimisht ka deklaruar:
“Atmosfera është e mirë dhe grupi është i bashkuar. Dy fitoret e fundit na kanë bërë mirë. Besoj do të fitojmë edhe këtë ndeshje”. Kur i kujtojnë largimin e Muçit, mbrojtësi i majtë shton: “Shpresoj që edhe unë të largohem ashtu si Muçi, por për sa kohë jam këtu tek Tirana do të bëjë më të mirën dhe të fokusohem vetëm këtu”.
Sivjet bardheblutë janë drejtuar nga tre trajnerë. Momentalisht në krye të ekipet është Orges Shehi. “Fillimisht në dy ndeshje nuk na ka ecur fati, pavarësisht punës së mirë të trajnerit. Tashmë jemi duke fituar dhe kemi bërë mirë këto ndeshje. Besoj do të vazhdojmë kështu”, shtoi Ismajlgeci.
“Titulli kampion? Ne fokusohemi vetëm tek ndeshja e radhës, ai është objektivi ynë. Po Europa? Le ta shohim, t’i marrim ndeshjet një nga një dhe pse jo të arrijmë sa më lart”, përfundoi mbrojtësi, i cili vjet u ftuar edhe nga trajneri Edy Reja në kombëtare. /abcnews.al