Enkeled Dobi, ish-futbollisti i Teutës që tashmë trajnon në Poloni, ka parë t’i ikë fitorja nga duart në derbin sotëm që skuadra e tij, Widzew Lodz, luajti kundër LKS Lodz të vendit të tretë.
Kjo sfidë u mbyll në barazim 2-2 dhe ishte një brazilian që prishi festën e Dobit, dy minuta pasi zbriti në fushën e lojës në derbin e Lodz.
Sulmuesi 31-vjeçar, Ricardinho, në minutën e 85-të i habiti të gjithë, pasi nuk hezitoi të gjuante topin me një lëvizje akrobatike.
Portieri i skuadrës së Dobit u mundua ta ndalte topin, por ishte e kotë. Topi në fund të rrjetës dhe Ricardinho shmangu humbjen e LKS Lodz, në ligën e dytë polake. /abcnews.al
https://streamable.com/jnexav