Një 39-vjeçar me inicialet E.Xh., është goditur me qytën e pistoletës nga një person që ende nuk është identifikuar.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në zonën e ish-Bllokut . Si pasojë e goditjes 39 vjeçari është dërguar në spital ku po merr dhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 15:15, në Bllok, një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit./abcnews.al