Nga Xhensila Kodra
Në javën e fundit, në vendin tonë kanë ndodhur një sërë aksidentesh që kanë shkaktuar 11 viktima e shumë të kanë mbetur të plagosur.
Për ekspertin e Sigurisë Rrugore, shkak të këtyre ngjarjeve janë bërë shpejtësia tej normave të lejuara.
“Në përgjithësi në zonat urbane janë aksidente që lidhen me tejkalimin e shpejtësisë, së lejuar”, ka thënë ai.
Eksperti Artur Sulçe shprehet se një faktor tjetër është edhe sinjalistika në rrugë.
“Sinjalistika rrugore është krejt normale, për aq kohë sa ne nuk i mbyllim të gjithë rrugët dhe gjatë punimeve nuk vendosim sinjalistikën e duhur është një ndër problemet kryesore”, ka thënë Sulçe.
Ai shpjegon se një pjesë e shoferëve, e kryesisht moshat e reja e drejtojnë makinën nën efektin e drogës, ndërsa policia rrugore nuk ka ende asnjë pajisje që t’i identifikojë ata.
Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, në të gjithë vendin u shënuan 248 aksidente me 38 viktima./abcnews.al

