5 të arrestuar në Tiranë, policia zbardh detajet: Babai rrahu djalin, ai shkoi e denoncoi

schedule10:31 - 6 Mars, 2021

schedule 10:31 - 6 Mars, 2021

Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona gjatë 24 orëve të fundit, ku njëri prej tyre ka qenë i shpallur në kërkim më herët.

Krahas tij, blutë bëjnë me dije se dy persona janë arrestuar për dhunë në familje, ndërsa një tjetër për vjedhje si edhe një i katërt, për posedim të lëndëve narkotike.

“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë penale, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. Ll., 75 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, bën me dije policia.

Njoftimi i plotë

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. H., 42 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike heroinë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë ndalimi i shtetasit R. D., 20 vjeç, pasi ka vjedhur 1 aparat celular në mjetin në pronësi të shtetases J. K. Gjithashtu nga veprimet hetimore ka rezultuar se  ky shtetas me datë 27.02.2021, ka vjedhur në lokalin e shtetasit D. M.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 63 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë penale, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. Ll., 75 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 37 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin motorr ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Sh. S, 74 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!