Ditën e sotme, rreth orës 00:43, në rrugën kryesore drejt Portit Himarë shtetasi F.Ç 58 vjeç, është gjetur i pajetë në tokë. Nga hetimet e kryera si dhe nga kqyrja paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale. Dyshohet se shtetasi F.Ç aksidentalisht është rrëzuar ku dhe ka humbur jetën.
Ekspertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës. Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al