Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

30-vjetori fillimit të emigracionit, Rama merr në Itali çmimin “Rrënja e Pulias”

schedule10:02 - 6 Mars, 2021

schedule 10:02 - 6 Mars, 2021

Kryetarit të Këshillit të Puljas, Michele Emiliano i dhuroi kryeministrit Edi Rama çmimin “Rrënja e Pulias” në ceremoninë përkujtimore të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Italisë 30 vite më parë.

“Kryeministri Rama nuk e pëlqen retorikën, e di që po e bezdis, do të thotë po flet si shumë Mikele. Ja pse unë sot do ti them të gjitha këto, të kam ndjerë afër, duke i qëndruar popullit pranë pandemisë. Ti e njeh këtë rajon, si pak të tjerë, e njeh mënyrën tonë të të qënurit, ti sikurse e the ndihesh një pjesë e këtij komuniteti, ashtu si ne ndjejmë Shqipërinë.

Nuk ta thamë më parë, por kemi një surprizë të vogël, çmim që i jepet një Puliezëvë. Po ia japim një puliezi por me nënshtetësishqiptare. Rrënja e Pulias, nëse do ta pranosh, nëse do të mbrosh tokën time, përveç tëndes. Motivi është ky në emër të afërsisë mes Pulias dhe shqiptarëve.

Çmimi është i madh por është për përmasat e tua, në masën tënde. Duke pasur parasysh dhe emrin e tij, ka të bëjë me një rrënjë. Ky është emri i artistit dhe kjo është rrënja e Pulias. Faleminderit dhe për dashurinë që na ke dhënë gjithmonë”, u shpreh Emiliano. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!