Italia ndaloi eksportin e vaksinave për Australinë, Johnson: Rrezik për luftën kundër virusit

schedule21:52 - 5 Mars, 2021

schedule 21:52 - 5 Mars, 2021

Kryeministri britani Boris Johnson, ka reaguar me kritika pas bllokimit të eksportit të 250,000 dozave të vaksinës AstraZeneca që kishin destinacion Australinë, pasi sipas tij kufizimi i eksportit vë në rrezik luftën kundër virusit.

Bllokimi u vendos nga autoritetet italianeve pas ligjeve të vendosura nga autoritetet.

Lexo edhe: Italia bllokon eksportet e vaksinës AstraZeneca për Australinë

Zëdhënësi i Boris Johonson, Downing Street pas këtij vendimi tha se vendosja e kufizimeve në këtë situatë të vështirë epidemiologjike përbën rrezik për betejën globale  të vaksinave.

“Shërimi nga koronavirusi varet nga vaksina dhe vendosja e kufizimeve është një rrezik global, gjithashtu edhe një cenim i bashkëpunimit ndërkombëtar”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio iu përgjigj kritikave duke theksuar: “Solidariteti është maksimal për vendet në vështirësi, por Itali dhe Evropa duhet të kërkojnë siguri për kontratat e nënshkruara në lidhje me furnizimet që realizohen”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!