Spaho: Rama refuzon vettingun e politikanëve se ka lidhje me kokat e krimit

schedule17:00 - 6 Shtator, 2018

schedule 17:00 - 6 Shtator, 2018

Partia Demokratike e lexon si refuzim përgjigjen e Ramës ndaj propozimit të Bashës për vetting të politikanëve.

“Refuzimi i Edi Ramës për vettingun me ligj të politikanëve provoi se Rama është peng i krimit!” shkruan në rrjetet sociale kryetari i grupit parlamentar demokrat. Edmond Spaho thotë se Kryeministri po përdor drejtësinë e tij dhe mediat e tij për të mashtruar shqiptarët.

“Edi Rama e refuzon vettingun me ligj të politikanëve, sepse vetë ka lidhje me kokat kryesore të krimit të organizuar”, përfundon qëndrimi i demokratëve përmes Edmond Spahos. /abcnews.al