Rama kryetarëve të bashkive: Përgjigjuni qytetarëve ose do ikni

schedule15:21 - 6 Shtator, 2018

schedule 15:21 - 6 Shtator, 2018

Kryeministri Rama paralajmëron masa deri në shkarkim nga puna për të zgjedhurit vendorë dhe zyrtarët e administratës që nuk u përgjigjen shqetësimeve të njerëzve. Shefi i qeverisë i bëri këto deklarata gjatë një takimi me koordinatorë të bashkëqeverisjes me qytetarët.

Kryetarët e Bashkive janë të detyruar t’u përgjigjen qytetarëve. Në të kundërt emrat e tyre do ti bëjnë publike. Ai që i paralajmëron është përsëri kryeministri Edi Rama.

“Të marrin masat, tu përgjigjen platformës ose do i nxjerrim me emër e mbiemër, bashkë me rastet kur nuk u kanë dhënë ndihmë qytetarëve. Çdo kryetar bashkie duhet të ngrihet në këmbë ashtu siç ngrihet çdo ministër. Këtu bëhet nami, çdo ministër raporton për ecurinë e punës, me përgjegjësi të plotë”.

Ata që nuk përgjigjen në kohë do të shkarkohen. Kujt i duket e pabesueshme kryeministri Rama i tregon një shembull konkret.

“Tani e vërteta është që jo vetëm që ka marrë dokumentin por ka shkarkuar edhe drejtorin e hipotekës së Fierit.Po e them këtë meqë u dha rasti i një burri 77 vjeç që solli dëshminë se ndryshe nuk do e thoja. Kemi pasur disa raste nga hipoteka e Fierit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore”.

Bashkëqeverisje do të thotë bashkëpunim me qytetarët, sipas kreut të qeverisë, i cili vazhdon të kërkojë që t’i drejtohen platformës për të marrë zgjidhje në kohë reale problemet e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!