Sipas të dhënave të fundit varianti britanik nuk paraqet kërcënim për efikasitetin e vaksinave.
Hulumtimi i botuar të enjten tregon se varianti britanik nuk ul efektivitetin e vaksinave dhe nuk kërcënon të infektojë përsëri njerëzit që janë shëruar nga varianti i mëparshëm dominues i virusit .
David Montefiori i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit Duke dhe kolegët e tij testuan variantin te njerëzit që kishin marrë vaksinën Moderna, vaksinën eksperimentale që po zhvillohej nga Novavax dhe njerëzit që ishin shëruar nga koronavirusi para se varianti britanik të përhapej.
Sipas provave, varianti britanik nuk ndikonte në mbrojtjen ndaj vaksinave. Variantet e tjera të reja më shqetësuese është varianti B.1.351, i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, varianti që është përhapur në Kaliforni i quajtur B.1.429 dhe varianti brazilian.
Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga këto variante është që njerëzit të vaksinohen plotësisht sa më shpejt të jetë e mundur, thanë ata./abcnews.al