Zyrtarisht është hera e parë që nga lufta e dytë botërore, që një parti e përfaqësuar në Bundestag merr një vëmendje kaq të madhe nga shërbimet e sigurisë. Por qeveria e kancelares Merkel e sheh përforcimin e fenomenit AFD si një kërcënim për shtetin.
Kryetarja e grupit parlamentar të AFD, Alis Ueidel, me anë të një mesazhi në profilin e saj Twitter u shpreh e indinjuar dhe akuzon spiunët se këtë vendim nuk e kanë marrë rastësisht para zgjedhjeve. Viti 2021 konsiderohet si një vit elektoral historik pasi për herë të parë pas 17 vitesh do të ketë zgjedhje në vend pa kanidaturën e Merkel.
Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë mes konservatorëve pas Covid dhe debateve për masat e marra por dhe për kaosin e fushatës së vaksinimit të Bashkimit Europian.
AFD – Alternativa për Gjermaninë – nuk ka vonuar të reagojë duke publikuar një mesazh të qartë në Twitter: Spiunimi nga ana e shërbimeve sekrete nuk ka asnjë justifikim dhe asnjë bazë.
Por sekretari i përgjithshëm i social demokratëve u shpreh se AFD është çnjerëzore dhe anti demokratike, zhvillohet në urrejtje dhe kaos si dhe përçan shoqërinë. Sipas tij përdorimi i shërbimeve sekrete kundër saj është i arsyeshëm.
Aktivistë të AFD shpesh kanë kushtëzuar manifestimet kundër masave anti Covid, duke kryer akte dhune. Dhe Partia konservatore e CSU-së reagoi duke thënë se ekstremi i djathtë gjen zërin e tij tek AFD, por në parlamentin gjerman nuk ka vend për ‘të./abcnews.al