Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar se është takuar me mjekun Tritan Kalo, i cili vendosi të largohej nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Në një postim në rrjetet sociale, ministrja ka shprehur ndër të tjera mirënjohjen për kontributin e Kalos përgjatë këtij viti pandemik.
Lexo edhe: Tritan Kalo largohet nga Komiteti Teknik
Pavarësisht se u largua nga Komiteti, Manastirliu shprehet se mjeku do të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.
Postimi nga Manastirliu:
Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla.
Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve, përgjatë një viti sfidues dhe aspak të lehtë të përballjes me pandeminë Covid19.
Prof. Kalo do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.
Bashkë kemi një thirrje: Ju lutemi zbatoni masat.
#Maskën
#Distancën
#Higjienën
#Bashkë do ia dalim!
Dhe në fund po ia huazoj me leje Prof. Kalos, atë shprehjen që përdor gjithmonë: “Together Forever”.
g.v/abcnews.al