Tek Newcastle nuk mbajnë më nervat. Trajneri Steve Bruce është përfshirë në një debat me mbrojtësin Matt Ritchie gjatë seancës stërvitore dy ditë më parë, duke turbulluar ujërat në klubin anglez. Gjithçka ka filluar në duelin e 27 shkurtit me Wolves, ku ishte pikërisht lojtari protagonist për keq.
Ritchie u fut në fushën e lojës si zëvendësues në minutën e 72-të dhe vetëm një minutë më pas bëri një gabim, duke i dhuruar golin e barazimit kundërshtarëve. Trajneri Bruce nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e tij dhe në intervistën pas ndeshjes akuzoi pikërisht Ritchie, duke theksuar se ai nuk zbatoi vendosjen që i kishte kërkuar në fushë.
?”We should stop the cross, it was a frustration, we will have to concede that one”
Newcastle boss Steve Bruce clears up the confusion during Matt Ritchie’s substitution right before they conceded the equaliser pic.twitter.com/t8ykDjBugi
— Football Daily (@footballdaily) February 27, 2021
Skocezi e telefonoi menjëherë pas ndeshjes trajnerin, duke i kërkuar një sqarim, por Bruce i tha se do të bisedonin të martën në stërvitje. Kjo gjë e irritoi më tepër lojtarin dhe para dy ditësh ishte ndihmësi i Bruce që i tha mbrojtësit se trajneri po e priste në zyrë, por Matt refuzoi të shkonte duke u justifikuar se nuk do të fliste më me “frikacakun”. Nuk dihet se si do të vijojë marrëdhënia mes tyre, por situata në ekip nuk është më e mira e mundshme. /abcnews.al