5 ton hashash në Llakatund, Apeli i Vlorës rikthen në burg Arapajn

schedule13:38 - 2 Nëntor, 2017

schedule 13:38 - 2 Nëntor, 2017

Gjykata e Apelit në Vlorë ka vendosur të rikthejë në burg Rakip Arapajn. 58 vjeçari dyshohet si poseduesi i 5 tonëve hashash që u zbuluan në banesën e vëllait, shumë pranë banesës së tij në fshatin Llakatund të Vlorës. Vendimi për Arapajn u mor nga trupa e gjyqtarëve Klodiana Gjyzari, Hysen Saliko dhe Petrit Aliaj. Dosja “Llakatundi” bëri  shumë zhurmë në media, jo vetëm për sasinë e drogës së gjetur, por edhe për vendimin ndaj Arapajt. Në rivlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë, Arapaj ishte lënë i lirë me kushtet e dorëzimit të pasaportës dhe garancisë pasurore në vlerën e 1 milion lekëve të reja. Ndërkohë, Arapaj është shpallur në kërkim nga policia pasi nuk është gjetur në banesë pas vendimit të Apelit të Vlorës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!