Gjyqtarja Enkeleda Hoxha është shoqëruar ditën e sotme me pranga dhe maskë anti-Covid, nga qelia drejt Këshillit të Lartë Gjyqësor ku ditën e sotme do të zhvillohet seanca ndaj saj.
Rreth dy javë më parë, më datë 15 Shkurt, Këshilli i Lartë Gjyqësor e pezulloi nga detyra Hoxhën.
Enkeleda Hoxha u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme pasi dyshohet se me 9 persona të tjerë kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale. Mes të arrestuarve janë, avokati Aldo Tabaku si edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi.
Si funksiononte skema
Fillimisht, sipas SPAK, të dënuarit zgjidhnin avokat Aldo Tabakun, i cili kishte kontakte të ngushta me gjyqtaren Enkeleda Hoxha. Nga ana tjetër, sekretarja e gjykatës bënte të mundur që çështja të kalonte për shqyrtim pikërisht nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, e cila merrte vendim pro kërkuesve./mv.abcnews.al