Një fëmijë i moshës rreth 14 vjeç është vrarë me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij 15 vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Mamurras.
Dyshohet se ka patur një grindje mes fëmijëve për motive ende të paqarta. Viktima është Amri Sala, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e krimit të rëndë.
Kurbin, Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:34, është marrë njoftim se në Fushë Mamurras në Kurbin, shtetasi A.Xh. 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka goditur me mjet prerës ( dyshohet thikë) shtetasin e mitur A.S. 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.
Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al