A duhet të trembemi nga tërmeti që goditi Greqinë? Flet sizmologu: Fati jonë i mirë dhe i keq

schedule18:39 - 3 Mars, 2021

schedule 18:39 - 3 Mars, 2021

Tërmeti 6.3 i shkallës rihter që goditi sot Greqinë u ndje edhe në Shqipëri, ndërsa shqetësim ka shkaktuar edhe në Turqi. Sizmologu turk Prof. Dr. Hasan Sozbilir theksoi se i gjithë rajoni ynë tashmë ka filluar të përballet brenda një kohe të shkurtër me tërmete që janë intensitet 6 ose mbi 6 të shkallës rihter dhe kjo nuk është aspak e rastësishme, raporton abcnews.al.

Nga tërmeti në Shqipëri nëntorin e vitit 2019, te ai i Kroacisë, Izmirit dhe tashmë në Greqi të gjithë janë me magnitudë mbi 6. Por a duhet të shqetësohemi në Shqipëri pas tërmetit të fortë që shkundi sot Greqinë?

Sizmologu Rexhep Koçi në një prononcim për abcnews.al, tha se nuk duhet të ketë frikë për territorin tonë. Sipas tij harku i Egjeut ka tjetër marrëdhënie tektonike me pjesën tonë perëndimore. Rajoni jonë, tha më tej Koçi ka fatin e mirë për klimën, por fatin e keq për faktin që ka aktivitet të lartë sizmik.

Rajoni i Ballkanit nuk është vetëm tani i prekur nga tërmetet, herë pas here është prekur nga magnituda 5 e gjysmë deri në 6 dhe mbi 6, si tërmeti i jonë në nëntor të vitit të kaluar.

Por ajo që mund të themi është që nuk është e thënë se është prekur në Turqi, harku i Egjeut në ishujt grekë dhe ky sot në korridorin e Patrës, që ka një kanal, nuk është puna se veprojnë në unison. Nuk funksionon, që u prek atje, u prek këtu, na vjen radha ne, nuk funksionon kështu.

Ballkani herë pas here, për vetë faktin, ndërtimin gjeologjik dhe pozicionin në aspektin tektonik, që zë, që është pjesa jugore e pllakës euro-aziatike që konfrontohet me pllakën Afrikane, edhe kjo sjell gjenerimin e tërmeteve. Kjo shpeshtësi nuk ka ndonjë ligj, ka periudha, nuk nxjerrim dot ndonjë rregull. Ne si sizmologë nuk i jam dot dum kësaj pune.

Harku i Egjeut ka tjetër marrëdhënie tektonike sesa pjesa perëndimore e jona, preket nga tërmetet por nuk ka të njëjtën marrëdhënie me njësitë tektonike. Nuk ka ndonjë frikë për territorin tonë. Territori jonë mund të preket në cdo kohë, por jo të jetë e lidhur, se ra në Greqi sot dhe në Turqi nesër dhe pastaj e kemi ne radhën. Se po të ishte kështu do të ishte mirë se do të merrnim masa.

Fati jonë i keq që jemi në këtë pozicion, por jonë fati i jonë i mirë që kemi diell, det, mal. Fati i keq që ka aktivitet të lartë sizmik. Por klimën tonë s’ke për ta gjetur gjëkundi” përfundoi ai, prononcim. / db/ Abcnews.al