“Fushatë e përllogaritur shpifjesh”, Meghan Markle iu përgjigjet akuzave për bullizëm

schedule11:23 - 3 Mars, 2021

schedule 11:23 - 3 Mars, 2021

Meghan Markle ka reaguar pas akuzave se ka bullizuar stafin mbretëror. Dukesha e Sussex-it u vu përballë akuzave pas një artikulli të publikuar një ditë më parë nga “Sunday Times”, ku thuhej se kishte poshtuar dhe dëbuar dy anëtarë të stafit mbretëror. Në përgjigje të akuzave, avokatët e Meghan dhe Harry thanë se Times ishte “duke u përdorur nga Pallati Buckingham për të shitur një rrëfim krejtësisht të rremë” para intervistës për Oprah Winfrey që pritet të publikohet të dielën.

Zëdhënësi i tyre është shprehur se “nuk është rastësi që akuzat e shtrembëruara disa vjeçare që synojnë minimin e dukeshës po informohen pak para se ajo dhe duka të flasin hapur në intervistë. Le ta quajmë këtë siç është – një fushatë e përllogaritur e bazuar në keqinformim mashtrues dhe të dëmshëm. Ne jemi të zhgënjyer kur kemi parë këtë portretizim shpifës të dukeshës së Sussex nga një media”, shtoi ai.

Meghan Markle, Prince Harry Encourage Acts for Women's Day | PEOPLE.com

“Dukesha është e trishtuar nga ky sulm i fundit ndaj karakterit të saj, veçanërisht si dikush që ka qenë shënjestër e ngacmimit vetë dhe është thellësisht e përkushtuar për të mbështetur ata që kanë përjetuar dhimbje dhe traumë Ajo është e vendosur të vazhdojë punën e saj me dhembshuri në të gjithë botën dhe do të vazhdojë të përpiqet të japë një shembull për të bërë atë që është e drejtë dhe e mirë.”, thuhet në deklaratë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!