Barcelona po kalon momente të vështira, ndërkohë ujërat u turbulluan edhe më shumë ditët e fundit kur skuadra e policisë “Mossos” zbarkoi në zyrat e klubit dhe sekuestruan dokumente të ndryshme në vazhdën e hetimeve të skandalit BarcaGate.
Sikurse raporton El Periodico, policia ka gjetur një listë të gazetarëbe anti-Bartometu gjatë operacionit të tyre. Për kompaninë që Barcelona kishte kontraktuar, “I3 Ventures”, udhëzimet kanë qenë të qarta.
Gazetarët që ishin kundër politikave të klubit katalanas duhet të sulmoheshin, madje edhe gratë e tyre nëse ata e shqetësonin Barcelonën.
Klubi spanjoll paguante 1 milion euro në vit që përmes adresave të ndryshme në rrjete sociale sulmonte lojtarë dhe ish-lojtarëve të tyre që dilnin kundër mënyrës së drejtimit të klubit.
Kjo u zbulua nga mediat dhe solli shumë përçarje në kampin katalanas, duke ndikuar edhe në ecurinë e skuadrës në fushën e blertë. Konsiderohet një absurditet që një klub të sulmojë lojtarët e vet. /abcnews.al