Fakti tronditës: Çifti i fejuar zbulon se kishin lindur pranë njëri-tjetrit në spital

schedule16:45 - 2 Mars, 2021

schedule 16:45 - 2 Mars, 2021

Një fakt sa interesant sa edhe tronditës i ka ndodhur një çifti të dashuruarish. Ata kanë zbuluar se kishin lindur krah për krah në të njëjtin spital në Neë Jersey 26 vjet më parë dhe ishin tronditur.

Courtney Mahnkenhabiti ndau në TikTok “rastësinë më të çmendur” që i kishte ndodhur ndonjëherë. Në këtë mënyrë klipi i tyre u pa mbi 7.7 milion herë në internet.

“Kur isha 14 vjeç, gjeta të dashurin tim të parë. Ishte hera e parë që nëna ime po takonte një nga nënat e të dashurit tim, padyshim.Gjëja e parë që ajo i thotë nënës së tij ishte” O zot, ti dukesh kaq familjare! Ku ke lindur?”, tha Mahnken.

“Menjëherë u vura në siklet kur ata filluan të tregojnë për historitë e tyre të lindjes”, kujtoi më tej ajo.

“I dashuri im dhe unë kemi lindur më më pak se 24 orë diferencë, kështu që jo vetëm kaq, ne ishim pranë njëri-tjetrit në dhomën e foshnjës.

“Dhe 12 vjet më vonë, ne jemi fejuar!”, shtoi Mahnkenhabiti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!