Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lajm i hidhur për Liverpool, ndahet nga jeta sulmuesi legjendar

schedule12:24 - 2 Mars, 2021

schedule 12:24 - 2 Mars, 2021

Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta legjenda e Liverpool, Ian St John. Ish-sulmuesi vuante prej kohësh prej një sëmundje të rëndë dhe nuk ia doli dot më në betejën e vështirë. Ditën e sotme ka ardhur dhe një reagim nga “The Reds”, të cilët i shprehin ngushëllime familjes të skocezit si dhe kujtojnë arritjet e tij.

“Ian ndërroi jetë i qetë pranë familjes së tij. Do të dëshironim të falenderonim të gjithë stafin e spitalit për punën e tyre të palodhur dhe përkushtimin gjatë kësaj kohe të vështirë. Mendimet e të gjithëve në klub janë me familjen dhe miqtë e Ian në këtë kohë të trishtuar”, shkruhet në deklaratën zyrtare.

 



St John vdiq në moshën 82-vjeçare, por ka lënë pas një histori që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Liverpool. Ish-sulmuesi numëron plot 425 ndeshje me klubin anglez mes viteve 1961-1971, ku arriti të shënojë plot 118 gola. Ian arriti të fitojë dhe titullin e Ligës dy herë, konkretisht në 1964 dhe 1966. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!