Kushtetuesja shqyrton padinë e PR për Komitetin Teknik, Mediu: Të lihet mënjanë hipokrizia

schedule10:21 - 2 Mars, 2021

schedule 10:21 - 2 Mars, 2021

Këtë të martë është mbledhur Gjykata Kushtetuese, e cila po shqyrton e Partisë Republikane,  në lidhje me kundërshtimin e vendimit për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 veta.

Kreu i PR-së Fatmir Mediu në një deklaratë për mediat është shprehur se është e rëndësishme që komiteti teknik të mos bëjë politikë me çështjen e pandemisë, por të shqyrtojë me përpikmëri zbatimin e masave mbrojtëse.

Sipas tij, Rama tenton që të krijojë karantinë për opozitën.

“Veprimtaritë e Edi Ramës tentojnë që të krijojnë karantinë për opozitën. Në një kohë që i ka lejuar vetes dhe përmes vlerësimeve të komitetit, që Parlamenti të mblidhet, qeveria apo dhe pushteti lokal të bëjë aktivitete mbi 10 veta dhe kufizon opozitën. Kjo është situatë e papranueshme, anti-ligjore. Nuk mund të ketë dy standarde për partitë politike apo dhe qytetarët.

Nuk mund të trajtohet ndryshe kryeministri, apo qytetari. Të gjithë jemi njerëz përballë të njëjtin rrezik. Duket qartë se nuk kemi më as ligje, as qeveri, por një qeveri të korruptuar, që përpiqet që të thyejë rregullat. Jemi për të respektuar çdo rregull, por që imponohen në mënyrë të barabartë tek të gjithë, ka thënë Mediu.e.su./abcnews.al