Korçë/ Arrestohen personat e dyshuar për vjedhjen e Katedrales

schedule08:50 - 5 Shtator, 2018

schedule 08:50 - 5 Shtator, 2018

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhjen e Katedrales në qytetin e Korçës. Bëhet me dije se të arrestuarit janë Genci Arifi 42 vjeç dhe Johan Cigare 23 vjeç. Një 26 vjeçar është shpallur gjithashtu në kërkim. Ata kanë hyrë në Katedrale gjatë ditës dhe kanë qëndruar të fshehur derisa objekti i vjedhur është mbyllur dhe kujdestari është larguar.

Më pas kanë thyer dhe dëmtuar dy prej arkave ku grumbullohen të hollat e besimtarëve, duke përvetësuar një shumë prej 20 mijë lekësh të reja nga paratë që Mitropolia destinon për mensën e të varfërve.
Kleriku ortodoks, përgjegjës i kësaj katedraleje, ngre shqetësimin e rasteve të shumta të dhunimit dhe dëmtimit ndër vite të objekteve të kultit të të gjitha besimeve. Është e treta herë brenda një kohë të shkurtër që Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Korçës sulmohet nga hajdutët./abcnews.al