Nazarko: Mbi gjysma e popullit kundër Ramës

schedule23:59 - 1 Mars, 2021

schedule 23:59 - 1 Mars, 2021

Analisti Mentor Nazarko u shpreh sonte në “Log.” se më shumë se gjysma e popullsisë është kundër ose e pakënaqur me qeverinë Rama, por shtoi ai, kjo nuk përkthehet automatikisht në vota. Situata nuk është rozë as në kampin blu për analistin, që thotë se e djathta është e thërrmuar nga fragmentarizimi.

Ekziston një potencial opozitar. Mbi gjysma e popullsisë është kundër kësaj qeverie apo është e pa kënaqur me këtë qeveri, por a përkthehet ky potencial opozitar në vota që pastaj kur shkojnë te presidenti Meta, të kemi qartësisht…

Kjo është pikëpyetje. Pra a kemi me këtë koalicion me dy degë garanci, që gjithë ky potencial do të shkojë te këto dy parti apo edhe mund të thërrmohet te këto partitë e tjera, apo “partiçka” të zonjës Topalli apo…

E djathta rezulton e thërrmuar deri diku dhe kjo e dobëson në pikëpamje të frymës. Mbi 50%, të gjithë sondazhet e japin, mbi 50% e shqiptarëve nuk janë të kënaqur me këtë qeveri. Por kjo nuk do të thotë se automatikisht do të përkthehet në vota” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!