Dinamo vendosi t’i besojë stolin Francesco Morieros, ish-mesfushorit të njohur italian. 51-vjeçari mori drejtimin e ekipit kryeqytetas më datë 3 janar me objektivin për të rikthyer 18 herë kampionët e Shqipërisë në Superiore.
Moriero mori si ndihmës Fabrizio Miccolin, ish-sulmuesin e njohur. Aventura e tyre shqiptare zgjati pak dhe sot të dy dhanë dorëheqjen nga drejtimi i Dinamos, një vendim që i befasoi të gjithë.
Miccoli ka folur rreth largimit nga Dinamo për TMW, ku ndër të tjera thotë: “Nuk ekzistonin kushtet për të vazhduar, kohët e fundit nuk kemi fituar asgjë, përkundrazi, kemi shpenzuar paratë tona duke dalë me humbje.
E zgjodhëm Dinamon për pasion dhe për të krijuar eksperiencë. Ishte një përvojë e mirë, u njohëm me shumë djem të shkëlqyer. Na vjen keq për mënyrën se si përfundoi“, deklaroi Miccoli. /abcnews.al