Kryegjyshi botëror takim me ambasadorin izraelit: Dy popujt, miqësi të veçantë që nga Lufta e Dytë Botërore

schedule22:05 - 1 Mars, 2021

schedule 22:05 - 1 Mars, 2021

Kryegjyshi Botëror, Edmond Brahimaj, Kryetari i Këshillit Ndërfetar të Shqiperisë, priti në selinë e shenjtë te Kryegjyshatës Boterore Bektashiane në Tiranë, Ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendier.

Në këtë takim, Kryegjyshi Boteror foli për miqësinë e veçante qe populli shqiptar ushqen për Popullin Hebre dhe momentin kur Shqiptaret i hapen dyert popullit të përndjekur Hebre nga Nazizmi gjerman.

Kjo është një miqësi që do të vazhdojë gjatë, u shpreh nga ana tjetër ambasadori i Izraelit.

Vëmendje ka marrë dhe situate e pandemisë. Kryegjyshi ndërsa bëri një pasqyrim të situatës së Covidit në vend, shtoi se ndihma e disa vendeve  dhe ne veçanti e Shtetit të Izraelit mund të kontribojë për ndalimin sa më shpejt të kësaj pandemie.

Ky takim së shpejti do të paraprihet nga një vizitë e Kryegjyshit Botëror në Izrael. /abcnews.al/